Një seri dridhjesh të vogla të vëna re në ishullin danez të Bornholmit kanë zënë në befasi shkencëtarët, që kanë thënë se ato shkaktoheshin nga “valët e presionit akustik, nga burimi i panjohur”.
Dridhjet e para të së shtunës u mendua të jenë shkaktuar nga tërmetet. Më pas, sizmologët dhanë teorinë se mund të jenë lëkundje nga shpërthimet e kontrolluara në Poloni, rreth 140 kilometra larg.
Megjithatë, të hënën, Shërbimi Gjeologjik i Danimarkës (GEUS), trup zyrtar që monitoron lëkundjet e tokës, ka thënë se dridhjet “nuk janë shkaktuar nga tërmetet, por nga valët e presionit nga një ngjarje në atmosferë”. Gjithsesi, ata thonë se dridhjet erdhën nga “burimi i panjohur”.
“Sizmologët mund të raportojnë se nuk ka gjasë që dridhjet të kenë origjinën nga shpërthimet në Poloni, që ndodhën pak para dridhjeve të para të raportuara në Bornholm”, ka thënë GEUS, shkruan "The Guardian".
Të shtunën, GEUS pati raportuar se kishte pranuar më shumë se 60 thirrje të njerëzve nga Bornholmi për “tërmete”. Ato ishin raportuar si tronditje e që kanë shkaktuar presione në vesh.
Askush s’është lënduar. Ndërkaq mediat në Danimarkë kanë raportuar se ka pasur çarje të një muri të një shtëpie.
Edhe
Sërish dronë brenda hapësirës ajrore të Danimarkës
GEUS ka thënë se dridhjet u regjistruan në magnitudë 2.3 shkallë.
Bornholmi është ishull në detin Baltik, në jug të Suedisë, verilindje të Gjermanisë e veri të Polonisë. Ka 40 mijë banorë.