Një audio e re është publikuar e Princeshës Diana që flet se si Princi Charles – tani mbret – ishte i zhgënjyer se ata po prisnin një djalë dhe jo një vajzë, kur Princi Harry u lind.
Princesha incizoi një seri audiosh në vitet 1990 dhe në mënyrë sekrete ia dërgoi autorit Andrew Morton para se të vdiste në një aksident në vitin 1997.
Disa nga incizimet po dëgjohen për herë të parë, para dokumentarit që do të publikohet vitin e ardhshëm me titull “Diana: The rest of her story”.
ABC Good Morning America mori audion ekskluzive ku dëgjohet Diana duke thënë se bashkëshorti i saj nuk i fliste as njerkës së saj, Raine Spencer.
“Sepse në pagëzimin e Harryt, Charles shkoi te nëna dhe tha, ‘E di se kemi qenë shumë të zhgënjyer, kemi menduar se do të ishte vajzë’”.
Edhe
Mbreti Charles u zhgënjye kur lindi Harry, donte një vajzë
“Dhe nëna lëvizi kokën dhe tha, ‘Duhet ta dish se je me fat që do të kesh një fëmijë normal’”, kishte treguar Diana.
Diana ka thënë se që nga ajo ditë Charles e bllokoi njerkën e saj “sepse kjo është ajo që bën ai kur dikush i kundërpërgjigjet”.
-
Princi Harry s'e donte rolin në familjen mbretërore, sipas tij, ai rol ia mori jetën nënës së tij
-
Kristen Stewart: Ende ndiej sikur Princesha Diana më “përndjek”
-
Mbretëresha Camilla thotë se ishte sulmuar seksualisht kur ishte adoleshente
-
Princi William rrëfen se si iu treguan fëmijëve se nëna e tyre ishte diagnostikuar me kancer