Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Mbreti Charles u zhgënjye kur lindi Harry, donte një vajzë

Një biograf i familjes mbretërore britanike ka zbuluar së fundmi se mbreti Charles III ishte i zhgënjyer kur mësoi se Princesha Diana kishte sjellë në jetë Harryn.

Siç thekson biografi, mbreti donte një vajzë dhe reagimi i tij ndaj faktit se Harry ishte djalë ishte aq shkatërrues për Princeshën Diana sa që ishte një nga shkaqet e divorcit të tyre.

“Burri im as nuk dëshiron të flasë me mamin. Në pagëzimin e Harryt, Charles iu afrua mamasë dhe i tha: ‘E dini, jam shumë i zhgënjyer, e menduam se do të ishte një vajzë’ “, i tha Princesha Diana autorit Andrew Morton për librin e vitit 1992 “Diana: Her True Story”.

“Dhe princesha e sulmoi: ‘Duhet të kuptosh se sa me fat je që ke një fëmijë normal’. Që nga ajo ditë ai u qetësua”, ishte përgjigja e Dianës sipas librit.