Kryeministri i Francës, Edouard Philippe e ka paraqitur dorëheqjen e tij të premten, pas gati tre vjetësh.
Ndonëse Philippe konsiderohet më i popullarizuar sesa presidenti Emmanuel Macron, partia në pushtet “La République En Marche” pati rezultate të dobëta në zgjedhjet e fundjavës.
Philippe e takoi presidentin dhe ata u pajtuan se qeveria do të japë dorëheqje, raporton BBC.
Presidenti Macron ka premtuar “shteg të ri”, në një intervistë të publikuar të premten, transmeton KOHA.
Ai e kishte marrë pushtetin para tre vjetësh, por tani përballet me krizë ekonomike, pas pandemisë së koronavirusit. Është praktikë e zakonshme që një president në Francë ta zëvendësojë kryeministrin pas një mandate pesëvjeçar, në atë që njihet si "quinquennat".
-
Macroni nën presion për dorëheqje ose zgjedhje të reja
-
Jep dorëheqje kryeministri francez Lecornu, pas më pak se një muaj në detyrë
-
Bayrou niset t’ia dorëzojë dorëheqjen Macronit
-
Kryeministri francez pezullon planin e pensioneve të Macronit
-
Macroni thotë se do të vazhdojë të shërbejë si president i Francës