Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dodik: Republika Srpska e sheh mundësinë për t’u anëtarësuar në BRICS

Milorad Dodik

Presidenti i Republika Srpska (RS), Milorad Dodik, ka thënë se RS-ja e sheh mundësinë për t’u anëtarësuar në BRICS sepse është “organizatë shumë e fuqishme që po rritet dhe përfaqëson të ardhmen”.

“Na u dha një nder i madh që do të paraqitemi në Samitin e BRICS në Kazan, në Rusi, ku do të mbahet samiti i grupit javën e ardhshme”, ka thënë Dodik.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Srna, ai ka thënë se “flet për natyrën e marrëdhënieve tona me Rusinë dhe miqësinë e treguar nga presidenti Vladimir Putin”.

“Ne duam të jemi aty ku flitet për rritje, zhvillim dhe mundësi të reja bashkëpunimi”, shtoi ai.

Duke folur për samitin e 16-të të liderëve të BRICS, i cili fillon më 22 tetor në Kazan, ku do të marrë pjesë, Dodik ka thënë se Republika Srpska ka dëgjuar prej kohësh “përralla evropiane” dhe se Bashkimi Evropian “nuk u bë i vetëdijshëm që ka të tjera mundësi”.

“Ne nuk do t'i mbyllim derën e bashkëpunimit, ne jemi të hapur për të gjithë ata që shohin potencialin në RS, mundësinë për bashkëpunim dhe dëshirën për ta përmirësuar atë”, ka deklaruar Dodik.

Edhe Rusia mirëpret dëshirën e raportuar të Turqisë për t’u bashkuar me BRICS-in Botë Rusia mirëpret dëshirën e raportuar të Turqisë për t’u bashkuar me BRICS-in

Dodik beson se së shpejti do të vijë dita kur numër në rritje i anëtarëve të BE-së do të flasin për rëndësinë e bashkëpunimit me Rusinë.

RICS është organizatë ndërqeveritare e përbërë nga Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut, Irani, Egjipti, Etiopia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.