Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Djaloshi anglez që u gjet pas 6 vjetësh në Francë thotë se e kishte kidnapuar e ëma

Djaloshi britanik Alex Batty nuk dukej i zemëruar pse ishte “kidnapuar” nga e ëma gjashtë vjet më parë dhe tani dëshiron të jetojë “një jetë normale”, ka thënë studenti francez i cili e gjeti atë, shkroi SkyNews.

Fabien Accidini e mori me vete 17-vjeçarin mëngjesin e të mërkurës kur e pa që po ecte vetëm në shi afër qytetit francez, Toulouse.

Image
Lëvizjet e djaloshit gjatë 6 vjetëve të "zhdukjes", derisa u gjet në Francë

Ndërsa ata po udhëtonin bashkë, Alexi i zbuloi se ishte kidnapuar nga nëna e tij në vitin 2017 kur ishte 11 vjeç dhe se kishte jetuar në një shtëpi luksoze në Spanjë me rreth 10 njerëz të tjerë si pjesë e një “komuniteti spiritual”, para se të vendosej në Francë në vitin 2021.

Adoleshenti ka thënë se ka ngjitur malet për më shumë se katër ditë në përpjekje për tu kthyer në Angli.

Accidini ka theksuar se Alexi dukej i stresuar, por “shumë mirë fizikisht”.

Ai ka shtuar se Alexi nuk dukej i inatosur pse ishte mbajtur në “komunitet”, ndërsa i kishte thënë se nuk ishte mbajtur i lidhur aty.

Edhe Alex Batty e tregon të vërtetën: Gënjeva për ta mbrojtur nënën time Botë Alex Batty e tregon të vërtetën: Gënjeva për ta mbrojtur nënën time

Alexi shkoi jashtë vendit me nënën, e cila nuk është kujdestare e ligjshme e tij, dhe gjyshin. Ata udhëtuan për një javë por nuk u kthyen siç pritej në tetor të 2017-s.