Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Djaloshi anglez gjendet në Francë gjashtë vjet pas zhdukjes

Një djalosh 17-vjeçar nga Anglia, e që ishte zhdukur në Spanjë më 2017, është gjetur shëndosh e mirë në Francë, kanë bërë të ditur autoritetet të enjten.

Adoleshenti Alex Batty u gjet në qytetin e Revelit, të mërkurën në mëngjes.

Gjashtë vjet më pas, atëkohë 11-vjeçari ishte në pushim me nënën dhe gjyshin kur u zhdukën në Spanjë.

Një burim policor i ka thënë BBC-së se Alexi është dërguar në një stacion policie nga një motorist.

Djaloshi ka thënë se ka qenë në Francë për dy vjet, sipas burimit, që ka shtuar se i ngjante shumë fotografisë së fundit të Alexit.

Edhe Djaloshi anglez që u gjet pas 6 vjetësh në Francë thotë se e kishte kidnapuar e ëma Botë Djaloshi anglez që u gjet pas 6 vjetësh në Francë thotë se e kishte kidnapuar e ëma

Anglezi ishte shëndosh e mirë dhe nuk ka treguar nëse ka qenë i keqtrajtuar në ndonjë mënyrë.

Gjyshja e tij – dhe kujdestarja ligjore – Susan Caruana pati thënë për BBC-në më 2018 se besonte që nëna dhe gjyshi i Alexit e kishin dërguar për të jetuar në një vend në Marok.

Image
Lëvizjet e djaloshit gjatë gjashtë vjetëve