Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Alex Batty e tregon të vërtetën: Gënjeva për ta mbrojtur nënën time

Alex Batty, adoleshenti i cili u rikthye në Britani gjashtë vjet pasi u zhduk me nënën dhe gjyshin e tij, ka zbuluar se vendosi të kthehej për një të ardhme më të mirë, pasi e kishte kuptuar se nëna e tij ishte “person i mirë, por jo nënë e mirë”.

17-vjeçari ka thënë se e kuptoi se nuk mund të jetonte më me nënën e tij, pas një argumenti që kishin pasur, raportoi Guardian.

Në një intervistë për The Sun, ai ka shpjeguar se ishte lodhur me mënyrën e jetesës nomade që bënte, “pa miq dhe pa jetë sociale”.

Alexi nuk ishte kthyer nga udhëtimi në Spanjë gjashtë vjet më parë, kur ishte 11 vjeç, me nënën dhe gjyshin. Ai u mor në rrugë nga një kalimtar në një qytet francez javën e kaluar.

Ai ka thënë se ishte i shqetësuar se nëna dhe gjyshi mund të arrestoheshin për kidnapim, kështu që shpiku ngjarjen se kishte ecur katër ditë nëpër male për ta bërë më të vështirë që policia t’i gjente ata.

“Gënjeva për të mbrojtur nënën dhe gjyshin por e kuptova se ata do të kapeshin sidoqoftë. Pretendova se kisha qenë në një udhëtim aq të gjatë për këtë arsye. Pata një argument me nënën time dhe thjesht mendova se do të largohesha sepse nuk mund të jetoj me të”.

LEXO EDHE:

 

Artikuj të ngjashëm