1. Bjellorusi: Zhvillohen negociatat për kthimin e 169 rojave ukrainase të kapura në Chernobyl
2. Kyiv: Vizita e presidentëve të Polonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë. SHBA-ja akordon 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake, ku përfshihet edhe artileria e rëndë. Franca zoton 108 milionë dollarë në pajisje ushtarake.
3. Kharkiv: Ukraina pohon të ketë ndërmarrë kundërsulme në Rohan dhe Derhachi, në juglindje dhe veriperëndim të qytetit, respektivisht.
4. Donbas: Sulme të pasuksesshme ruse në Izyum, Popasna dhe Rubizhne. Grumbullim i trupave dhe makinerive ushtarake në kufi, me fokus në “çlirimin e plotë” të Donbasit.
5. Mariupol: Rusia pohon që 1026 marinsa nga Brigada e 36-të e Ukrainës janë dorëzuar në fabrikën e metalit “Ilyich”. Luftime të ashpra në fabrikën e çelikut “Azovstal”.
6. Deti i Zi: Ekuipazhi prej 500 personash janë evakuuar pasi që luftanija ruse Moskva u godit nga dy raketa ukrainase.