Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dita e 47-të e invazionit rus në Ukrainë

infografika shqip, infografika, rusia, ukraina, lufta, invazioni

1. Rajoni i Kyivit: Prokurori i përgjithshëm i Ukrainës raporton për më shumë se 1200 kufoma që janë zbuluar pas tërheqjes së Grupeve Taktike të Batalionit Rus (GTB).

2. Mariupol: Forcat ruse kanë nën kontroll pjesën nga qendra e qytetit deri në bregdet, duke izoluar kështu forcat mbrojtëse ukrainase nga porti i peshkimit dhe Fabrika e Çelikut Azovstal në lindje.

3. Dnipro: Ukraina pohon që aeroporti është shkatërruar nga raketat ruse.

4. Kharkiv: I bombarduar gjatë natës. Konflikti rrëshqet drejt lindjes, ku terreni është më pak pyjor se në veri. Qindra automjete të blinduara ruse janë ridërguar për të përkrahur ofensivën në jug të Izyumit në përpjekje për të pushtuar Barvinkove dhe Slovyansk.

5. Osokorkivka: GTB-të ruse kanë lansuar kundërsulme të pasuksesshme kundrejt përparimeve të reja të forcave ukrainase.