Në ditën e 17 të grevës së urisë, naftëtarët ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga qeveria për problemet e tyre, prandaj dhe mëngjesin e sotëm janë futur me forcë në Uzinë!
Me thirrjet “duam lekët tona” naftëtarët e Ballshit kanë hyrë në ambientet e uzinës duke iu drejtuar vendeve të tyre të punës.
Kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj në një dalje për mediat, jashtë ambienteve ku zhvillohet greva, thekson se kërkesat e tyre janë shumë të qarta, por askush nuk i ka marrë parasysh.
“Është i gjithë fati i qytetit. Rafineria punon me naftëtarë. Të na japin ca na takon, ikim ne shikojmë hallin tonë. Hapi i radhës është shumë i qartë, kjo është në dorën e naftëtarëve, më shqip dhe qartë që i kemi shprehur kërkesat tona, nëse do ia lëmë Zotin, ne të vdekur jemi“, tha Dautaj.
-
Në ditën e 10-të të grevës në Ballsh, 2 naftëtarë dhe kreu i Sindikatës janë për spital
-
Dita e nëntë e grevës së urisë, përkeqësohet shëndeti i naftëtarëve të Ballshit
-
“Do vdesim këtu!” thonë naftëtarët e Ballshit në ditën e katër të grevës së urisë
-
Dita e 11 e grevës së urisë, naftëtarët e Ballshit refuzojnë ujin dhe mjekun
-
Dita e pestë e grevës së urisë në Ballsh, përkeqësohet gjendja e njërit prej naftëtarëve