Përkeqësohet gjendja shëndetësore e një grevisti në Ballsh. Prej pesë ditësh 10 persona janë futur në grevë urie deri në plotësimin e kushteve të tyre nga Uzina e Naftëtarëve në Ballsh.
Siç raporton “BalkanWeb”, grevisti që është ndjerë keq këtë mëngjes është Aleksandër Mejdani. Siç shihet në videon e siguruar nga “BalkanWeb” grevisti shoqërohet në ambientet e spitalit me makinë private, pasi deri sot në ditën e pestë ata nuk kanë pranuar të kenë mjekë në ambientet e godinës ku po zhvillohet greva.
Dhjetë grevistët në grevë janë 9 punonjës të rafinerisë së naftës në Ballsh dhe njëri ish-punonjës i Staionit elektrik i Poçemit, i cili doli doli i papunë që në shkurt, pasi bashkë me 6 kolegë të tjerë hynë në grevë urie dhe nuk u rimorën më në punë.
Naftëtarët kërkojnë të marrin pagat e prapambetura, më shumë se 20 të tilla dhe nënshkrimin e kontratave të reja për rifillimin e punës. Greva po zhvillohet në mjediset e Qendrës Shëndetësore të Uzinës së Përpunimit të thellë të naftës në Ballsh.
-
Dita e 11 e grevës së urisë, naftëtarët e Ballshit refuzojnë ujin dhe mjekun
-
“Do vdesim këtu!” thonë naftëtarët e Ballshit në ditën e katër të grevës së urisë
-
U keqësohet gjendja edhe gjashtë minatorëve të tjerë të “Trepçës” gjatë grevës
-
Dita e 17 e grevës së naftëtarëve të Ballshit, asnjë reagim nga qeveria
-
Në ditën e 10-të të grevës në Ballsh, 2 naftëtarë dhe kreu i Sindikatës janë për spital