Në ditën e 11 të grevës së urisë, 10 naftëtarët e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh janë ngujuar.
Ata janë vetëmbyllur brenda ambienteve ku po zhvillojnë grevën duke njoftuar edhe vendimin ekstrem që kanë marrë, raporton A2CNN.
Edhe grevistët e tjerë janë shprehur të bindur për të përshkallëzuar në kushte ekstreme këtë grevë, deri në zgjidhjen e kërkesave ekonomike që kanë parashtruar për muaj me radhë.
Grevistët nuk kanë lejuar më brenda ambienteve të grevës as mediat. Në ditën e 11 të grevës së urisë, askush nga autoritetet shtetërore nuk ka ardhur të bisedojë me grevistët. Vizitorët e vetëm të tyre kanë qenë stafet mjekësore dhe përfaqësuesit e mediave.
Artikuj të ngjashëm
-
Në ditën e 10-të të grevës në Ballsh, 2 naftëtarë dhe kreu i Sindikatës janë për spital
-
Dita e nëntë e grevës së urisë, përkeqësohet shëndeti i naftëtarëve të Ballshit
-
Dita e pestë e grevës së urisë në Ballsh, përkeqësohet gjendja e njërit prej naftëtarëve
-
“Do vdesim këtu!” thonë naftëtarët e Ballshit në ditën e katër të grevës së urisë
-
Dita e 17 e grevës së naftëtarëve të Ballshit, asnjë reagim nga qeveria