Sot shënohet Dita Botërore për Punën e Denjë (WDDW), një agjendë e zhvilluar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) në të cilën përmblidhen të gjithë aspiratat e njerëzve përgjatë punësimit të tyre.
Këtë vit, kjo ditë shënohet me temën "Një kontratë e re shoqërore për rimëkëmbjen dhe qëndrueshmërinë", në kohën kur efektet e pandemisë në shëndetin, punësimin, të ardhurat dhe barazinë gjinore janë më të vështira.
Këtë vit, në shumë vende mbledhjet fizike të njerëzve në ngjarjet e WDDW nuk do të jenë të mundshme për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit.
Megjithatë, që nga fillimi i pandemisë, sindikatat në të gjithë globin kanë arritur lartësi të reja në mënyrën se si vendosin teknologjinë për ngjarjet virtuale dhe komunikimet e shpejta. Ky do të jetë një element kryesor për Ditën Botërore 2020 për Punë të Denjë.
Agjenda e punës së denjë mbështetet në katër shtylla veprimi: Politikat e punësimit; mbrojtja shoqërore; standardet e punës dhe dialogu social, fusha këto që kërkojnë angazhimin e jo vetëm aktorëve qeveritarë dhe institucioneve publike për t’u mbërritur, por gjithëpërfshirje edhe të partnerëve socialë, shoqërisë civile dhe grupeve më të gjera të interesit.
Edhe
Dita botërore kundër skllavërisë
Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, puna e denjë përfshin shanset për punë që është produktive dhe siguron të ardhura dinjitoze, siguri në vendin e punës dhe mbrojtje sociale për familjet, të ardhme të begatë për zhvillim personal dhe integrim social, liri që njerëzit të shprehin shqetësimet e tyre, të organizohen në mënyrë kolektive dhe të marrin pjesë në vendimet që ndikojnë punën e tyre.
Puna e denjë duhet të jetë në qendër të veprimeve të qeverisë për të rikthyer rritjen ekonomike dhe për të ndërtuar një ekonomi të re globale që i vendos njerëzit në radhë të parë.