Botë

Disa zyrtarë rusë kërkuan shkarkimin e Putinit, burgosen dhe gjobiten

Disa zyrtarë rusë që punojnë në nivele më të ulëta të qeverisë i kanë bërë thirrje Dumës ruse të shqyrtojë opsionin e shkarkimit të presidentit Vladimir Putin. Si “shpërblim” për këtë, zyrtarët u arrestuan.

Sipas CNN, katër zyrtarë nga rajoni i Shën Petersburgut iu drejtuan Dumës ruse për të shqyrtuar opsionin e shkarkimit të Putinit për “tradhtisë të lartë”.

"Putini është përgjegjës për shkatërrimin e burrave të rinj rusë dhe të aftë për punë, të cilët do të shërbenin më mirë në fuqinë punëtore sesa në ushtri. Gjithashtu, veprimet e tij kontribuan në thellimin e krizës ekonomike ruse, si dhe në zgjerimin e NATO-s në lindje të Evropës”, ​​thuhet në apel.

Autori i këtij apeli, Dmitrij Paljuga, dhe kolegu i tij, Nikita Juferev, deklaruan më vonë në Twitter se kanë marrë një thirrje nga policia për t'u paraqitur në stacion dhe se kanë marrë gjoba për "diskreditim të autoriteteve".

Pasi Kremlini filloi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit, qeveria ruse mbylli shumë media të pavarura dhe prezantoi një ligj të ri që jep dënime të rënda për përhapjen e informacionit që Kremlini i konsideron të rreme.

Sipas vlerësimeve të grupit të pavarur OVD-Info, që nga fillimi i pushtimit rus, në Rusi janë arrestuar 16.437 persona, të cilët shprehën pakënaqësi për vendimin e Moskës për të sulmuar Ukrainën.