Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Luftëtarët anti-Putin marrin rob dy ushtarë rusë

Luftëtarët kundërshtarë të qeverisë në Moskë thonë se kanë kapur dy ushtarë rusë në Belgorod, pranë kufirit me Ukrainën.

Zyrtari më i lartë i Belgorodit tha se ai kishte rënë dakord të takohej me personat që kapen ushtarët nëse këta të fundit ishin ende gjallë.

Rusia ka fajësuar Ukrainën për sulmet e fundit në territoret e saj kufitare, por Kievi mohon të jetë i përfshirë drejtpërdrejt.

Ushtria ruse tha të dielën se artileria e saj kishte goditur një grup "terrorist" pranë fshatit Novaya Tavolzhanka.

Më herët, një grup paraushtarakësh lëshuan një mesazh në aplikacionin Telegram, duke thënë se i kishin kapur dy burrat, por do t'i dorëzonin nëse guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, do të pranonte bisedimet.

Edhe Disa shtetas rusë anti-Putin sulmojnë një qytet në Rusi Botë Disa shtetas rusë anti-Putin sulmojnë një qytet në Rusi

Videoja supozohej se tregonte të dy robërit.

Mesazhi u postua nga Korpusi Vullnetar Rus (RDK) dhe u përshkrua si një deklaratë e përbashkët me Legjionin e Lirisë së Rusisë (FRL).

Të dy grupet duan të rrëzojnë presidentin Vladimir Putin dhe gjithashtu kundërshtojnë pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës i cili filloi në shkurt të vitit të kaluar.

Zyrtarët ukrainas thonë se dy organizatat paraushtarake përbëhen nga qytetarë rusë që duan të krijojnë një “zonë sigurie” për ukrainasit.

Edhe Zelensky konfirmon se ushtria ukrainase ka hyrë në rajonin rus të Belgorodit Botë Zelensky konfirmon se ushtria ukrainase ka hyrë në rajonin rus të Belgorodit

RDK u bë e njohur në mars për një bastisje ndërkufitare në rajonin Bryansk të Rusisë. Udhëheqësi i saj është një nacionalist rus me lidhje të dyshuara me neo-nazistët.

FRL konsiderohet një lloj tjetër organizate që lufton përkrah trupave ukrainase kundër forcave ruse.