Helikopterët izraelitë kanë bombarduar objektiva në Bregun Perëndimor të pushtuar, teksa në një betejë me armë në qytetin e Jeninit mes trupave izraelite dhe militantëve, janë vrarë katër palestinezë, përfshirë një 15-vjeçar.
Dhuna shënoi një përdorim të rrallë të fuqisë ajrore izraelite në territor.
Gjatë përleshjeve, militantët palestinezë shpërthyen një bombë pranë një automjeti ushtarak izraelit.
Të paktën 45 palestinezë u plagosën, pesë prej tyre raportohet të jenë në gjendje të rëndë.
Ushtria izraelite ka njoftuar se shtatë anëtarë të policisë paraushtarake kufitare dhe të ushtrisë pësuan plagë të lehta dhe mesatare.
Edhe
Vritet një familje 6-anëtarëshe në Gazë nga sulmet izraelite
Përshkallëzimi ishte i fundit në më shumë se një vit të dhunës pothuajse ditore që ka shkatërruar Bregun Perëndimor.
Ushtria izraelite ka bërë të ditur se trupat u vunë nën një “shkëmbim masiv zjarri” gjatë një bastisjeje në Jenin dhe më pas qëlluan kundër palestinezëve të armatosur.