Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përdorën “Ozempic” të falsifikuar, disa persona në Austri përfundojnë në spital

Disa persona, numri i saktë i të cilëve nuk është bërë i ditur, janë duke u trajtuar në një spital në Austri, pasi kanë përdorur versione të falsifikuara të ilaçit të diabetit “Ozempic”. Kjo është bërë e ditur nga organi i sigurisë shëndetësore i vendit “BASG”.

Pacientët u raportua se kishin shenja të hipoglikemisë dhe konvulsione, efekte anësore serioze që tregojnë se produkti përmban insulinë në vend të semaglutidit që është përbërësi aktiv i “Ozempicut”, ka njoftuar “BASG”.

Rregullatori rajonal, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), javën e kaluar paralajmëroi për injeksionet e rreme të etiketuara si “Ozempic”, i cili po përdoren gjerësisht për humbje peshe.

Kërkesa e jashtëzakonshme për “Ozempicun” dhe ilaçe të tjera, që po përdoren për humbje peshe, ka nxitur një rritje globale të prodhimit të versioneve të falsifikuara të tij, shkruan Reuters.

“BASG” nuk ka dhënë një numër të saktë të njerëzve që janë shtrirë në spital si pasojë e përdorimit të “Ozempicut” të rremë, dhe nuk ka treguar se sa afatgjata do të ishin efektet negative në shëndetin e tyre.