Një diplomat rus është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Berlin. Sipas raportimeve, ai ka rënë nga kati i sipërm.
“Russia Today” raporton se viktima, 35-vjeçar, i punësuar në ambasadë, ka rënë nga dritarja.
Sipas të përditshmes gjermane “Spiegel”, ai ka punuar si sekretar në misionin diplomatik rus.
Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë njoftoi se kishte informacion për vdekjen e punonjësit të ambasadës ruse, por nuk pranoi të publikonte detaje për shkak të privatësisë së të dhënave të atij personi.
“Bild” theksoi se shërbimet gjermane të sigurisë e kanë shënuar 35-vjeçarin si spiun që punonte për Shërbimin Federal të Sigurisë Ruse.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia dëbon 20 diplomatë gjermanë
-
Dënohet me mbi 13 vjet burgim burri që spiunonte për Rusinë nga Ambasada britanike në Berlin
-
Agjenti gjerman i ofroi Rusisë informacione sekrete
-
Një spiun në BND-në gjermane dyshohet se ia ka ofruar sekretet shtetërore Rusisë
-
Gjendet një bombë në ndërtesën e agjencisë ruse të lajmeve në Berlin