Policia në Berlin ka bërë të ditur se hetuesit kriminalë po studiojnë një bombë të improvizuar që u gjet dhe u çaktivizua të premten, në një ndërtesë banimi që strehon gazetarë të agjencisë ruse të lajmeve RIA.
Një zëdhënës i policisë gjermane ka thënë të shtunën se hetuesit po hetonin se sa e rrezikshme ishte dhe kë kishte për qëllim, raporton BBC.
Ambasada e Rusisë në Berlin tha se një shishe ishte hedhur në një dritare të ndërtesës në lagjen Steglitz të qytetit.
Ajo fajësoi atë që e përshkroi si persekutim të mediave ruse dhe punonjësve të tyre në Perëndim.
Dy televizione ruse të kontrolluara nga shteti, RT dhe Sputnik, u ndaluan në BE më 2 mars, një javë pas pushtimit të Ukrainës.
Artikuj të ngjashëm
-
Diplomati rus gjendet i vdekur në Berlin, gjermanët pretendojnë se është spiun i Putinit
-
BE-ja dhe NATO-ja dënojnë sulmin rus me dron, Berlini heton raste të reja sabotimi
-
Gjermania heton mundësinë e sabotimit, në dy raste të ndara të ndërprerjes së energjisë
-
Kallas për sulmin e dyshuar rus ndaj aeroportit gjerman: Terrorizëm i sponsorizuar nga shteti
-
Autoritetet gjermane: Armatimi i fshehur afër Berlinit ishte destinuar për sulme