Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Diplomaci 404”, Rusia refuzon propozimin e Ukrainës për samit të paqes

Rusia hodhi poshtë të martën propozimin e Kievit për një "samit të paqes" të ndihmuar nga Kombet e Bashkuara, duke e krahasuar atë me një gabim kompjuterik dhe duke e quajtur "diplomacia 404".

Ministri ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se Ukraina do një samit të paqes brenda dy muajsh dhe i bëri thirrje sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonoi Guterres, që të jetë mbikëqyrës.

Por, Kuleba shtoi se ndërsa Kievi tenton ta fitojë luftën më 2023, nuk beson se Rusia do të marrë pjesë në samit, raportoi FoxNexs.

“Çdo luftë përfundon në një mënyrë diplomatike”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky propozoi 10 hapa si formulë paqeje kur iu adresua G7-it në tetor.

Ukraina i ka quajtur negociatat me Moskës si të pamundshme për shkak të ultimatumeve të saj dhe përpjekjeve ilegale për të marrë territor ukrainas.