Zjarrfikësit në Sarajevë për orë të tëra janë përpjekur të lokalizojnë zjarrin e madh që ka përfshirë qendrën tregtare dhe një hotel në periferi të qytetit.
Punëtorët e qendrës tregtare dhe të hotelit janë evakuuar dhe nuk është raportuar për të lënduar apo të vdekur.
Dëmet materiale janë të shumta.
Sipas zjarrfikësve, janë raportuar shumë shpërthime brenda qendrës tregtare.
Ata kanë deklaruar se bombolat me gaz brenda ndërtesës kanë shpërthyer duke përhapur edhe më shumë zjarrin.
Hetimet fillestare nuk kanë konfirmuar shkakun e këtij zjarri të madh.
Zjarrfikësit kanë thënë se zjarri ishte shumë i rrezikshëm, sidomos për ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit që janë angazhuar në shuarjen e zjarrit.
Për lokalizimin e zjarrit janë angazhuar dhjetëra zjarrfikës të zonës.
Një prej autostradave kryesore të Sarajevës është mbyllur për shkaqe sigurie.