Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dhjetëra të lënduar nga turbulencat në një fluturim të Hawai Airlines

Të paktën 36 persona janë plagosur dhe 11 prej tyre janë në gjendje të rëndë, pasi një fluturim i Hawai Airlines nga Phoenix në Honolulu u godit nga turbulenca të forta.

Incidenti ndodhi pak para se avioni me 278 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, të zbriste të dielën, shkruan BBC-ja.

20 persona u dërguan në spitalet lokale me lëndime që varionin nga plagë, mavijosje dhe humbje të vetëdijes deri te lëndimet në kokë.

Në momentin e turbulencës në zonë raportohet për stuhi.

Fluturimi HA35 u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Daniel K. Inouye në orën 10:50 të dielën.

Në një deklaratë, Hawaiian Airlines tha: “Kujdes mjekësor iu ofrua disa mysafirëve dhe anëtarëve të ekuipazhit në aeroport për lëndime të lehta, ndërsa disa u transportuan me shpejtësi në spitalet lokale për kujdes të mëtejshëm”.

Edhe Të paktën shtatë të vdekur nga përplasja e një aeroplani në SHBA Botë Të paktën shtatë të vdekur nga përplasja e një aeroplani në SHBA

Nga 20 personat e dërguar në spital, 17 ishin pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.

Mes tyre është një 14-muajshe dhe një adoleshente.

Linja ajrore tha se po kryente një “hetim të plotë” të avionit - një Airbus A330 - përpara se të kthehej në shërbim.