Të paktën 26 fluturime komerciale janë devijuar për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore në Lindje të Mesme, ka raportuar CNN të hënën.
Fluturimet që kishin destinacion Dubain, Emiratet e Bashkuara Arabe ose Dohan u devijuan në aeroporte të tjera përgjatë drejtimit të tyre, derisa fluturimet e tyre u kthyen në aeroportin e nisjes.
Dymbëdhjetë nga fluturimet për në Doha operuan nga Qatar Airways, ka njoftuar firma e aviacionit, Cirium.
Cirium tha se 39 fluturime të tjera nga Amerika e Veriut dhe 210 nga Evropa janë planifikuar të nisen më vonë drejt Lindjes së Mesme. Këto fluturime rrezikojnë të anulohen nëse hapësira ajrore nuk hapet.
Izraeli pretendon se i ka sulmuar 6 aeroporte në Iran dhe ka shkatërruar 15 aeroplanë
Ushtria e Izraelit (IDF) ka pretenduar se ka sulmuar gjashtë aeroporte në Iran dhe se ka...
Artikuj të ngjashëm
-
Kaos në Lindjen e Mesme teksa shumë linja ajrore mbyllin shërbimet
-
Devijime e anulime: aviacioni preket nga përshkallëzimi në Lindjen e Mesme
-
Përgatituni për “turbulenca” – si mund ta riformësojë konflikti në Lindjen e Mesme mënyrën se si fluturojmë
-
Çka po ndodh me fluturimet në Lindjen e Mesme?
-
Numër i kufizuar fluturimesh rifillon sonte nga Dubai