Botë

Dhjetë arsye pse edhe Trumpi edhe Harrisi mund të fitojnë

Kamala Harris  Donald Trump

Foto: Associated Press

Me vetëm një ditë të mbetur deri në zgjedhje, gara për Shtëpinë e Bardhë nuk ka pasur ndonjë ndryshim, si në nivel kombëtar ashtu edhe në shtetet shumë të rëndësishme të fushëbetejës.

Sondazhet flasin për rezultat aq të ngushtë, brenda kufirit të gabimit, sa edhe Donald Trumpi edhe Kamala Harrisi mund të jenë në të vërtetë dy ose tri pikë më mirë, por mjaftueshëm për të fituar.

Ekziston një arsye bindëse për të shpjeguar pse secili mund të ketë avantazhin kur bëhet fjalë për ndërtimin e një koalicioni votuesish në vendet e duhura, dhe më pas për të siguruar që ata të dalin fitues.

Trumpi mund të fitojë sepse…

1. Ai nuk është në pushtet

Ekonomia është çështja numër një për votuesit, dhe ndërsa papunësia është e ulët dhe bursa po lulëzon, shumica e amerikanëve thonë se po luftojnë me çmime më të larta çdo ditë.

Nivelet e inflacionit që nuk janë parë që nga vitet 1970 si pasojë e pandemisë, i kanë dhënë Trumpit mundësinë të pyesë "A je më mirë tani sesa ishe katër vjet më parë?"

Në vitin 2024, votuesit në mbarë botën disa herë e kanë hedhur poshtë partinë në pushtet, pjesërisht për shkak të kostos së lartë të jetesës pas Covid-it. Votuesit amerikanë gjithashtu duken të uritur për ndryshim.

Vetëm një e katërta e amerikanëve thonë se janë të kënaqur me drejtimin në të cilin po shkon vendi dhe dy të tretat kanë një perspektivë të dobët ekonomike.

Harris është përpjekur të jetë e ashtuquajtura kandidate për ndryshim, por si zëvendëspresidente ka luftuar të distancohet nga një Joe Bideni jopopullor.

2. Ai duket i pandikuar nga lajmet e këqija

Pavarësisht nga pasojat e trazirave të 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA, një sërë aktakuzash dhe një dënimi të paprecedentë penal, mbështetja ndaj Trumpit ka mbetur e qëndrueshme gjatë gjithë vitit në 40% ose më lart.

Ndërsa demokratët dhe konservatorët "Kurrë-Trump" thonë se ai nuk është i përshtatshëm për postin, shumica e republikanëve pajtohen kur Trumpi thotë se është viktimë e një gjuetie shtrigash politike.

Me të dy palët në drejtime kaq të kundërta, atij i duhet të fitojë një pjesë të vogël të votuesve të pavendosur pa një pikëpamje të caktuar për të.

3. Paralajmërimet e tij për imigracionin e paligjshëm

Përtej gjendjes së ekonomisë, zgjedhjet shpesh vendosen nga një çështje që ka një ndikim emocional.

Demokratët do të shpresojnë se kjo çështje do të jetë aborti, ndërsa Trumpi po vë bast se është imigrimi.

Pasi hyrjet në kufi shënuan nivele rekord nën presidencën Biden, dhe fluksi ndikoi në shtetet larg kufirit, sondazhet thonë se votuesit i besojnë më shumë Trumpit për imigracionin, dhe se ai po ia del shumë më mirë me latinët sesa në zgjedhjet e mëparshme.

4. Më shumë njerëz nuk kanë një diplomë sesa që kanë

Thirrja e Trumpit për votuesit që ndihen të harruar dhe të lënë pas, ka transformuar politikën amerikane duke i kthyer elektoratet tradicionale demokratike si: punëtorët e sindikatave në republikanë, dhe duke e bërë mbrojtjen e industrisë amerikane nga tarifat pothuajse një normë.

Nëse ai rrit pjesëmarrjen në pjesët rurale dhe periferike të shteteve të luhatshme, kjo mund të kompensojë humbjen e republikanëve të moderuar dhe të arsimuar në kolegj.

5. Ai shihet si një njeri i fortë në një botë të paqëndrueshme

Kundërshtarët e Trumpit thonë se ai minon aleancat e Amerikës duke u afruar me liderët autoritarë.

Ish-presidenti e sheh paparashikueshmërinë e tij si një forcë, dhe thekson se asnjë luftë e madhe nuk filloi kur ai ishte në Shtëpinë e Bardhë.

Shumë amerikanë janë të zemëruar, për arsye të ndryshme, pasi SHBA-ja po dërgon miliarda dollarë në Ukrainë dhe Izrael. Ata mendojnë se Amerika është më e dobët nën Bidenin.

Harris mund të fitojë sepse…

1. Ajo nuk është Trump

Pavarësisht avantazheve të Trumpit, ai mbetet një figurë thellësisht polarizuese.

Në vitin 2020, ai fitoi një numër rekord votash për një kandidat republikan, por u mund sepse shtatë milionë amerikanë të tjerë dolën për të mbështetur Bidenin.

Këtë herë, Harrisi po luan faktorin e frikës për një rikthim të Trumpit. Ajo e quajti atë një "fashist" dhe një kërcënim për demokracinë, ndërsa u zotua të kalojë nga "drama dhe konflikti".

Një sondazh i Reuters/Ipsos në korrik tregoi se katër në pesë amerikanë mendonin se vendi po dilte jashtë kontrollit. Harris shpreson që votuesit,  veçanërisht republikanët e moderuar dhe të pavarur, ta shohin atë si një kandidate për stabilitet.

2. Ajo gjithashtu nuk është Biden

Demokratët po ndihesh të sigurt në momentin kur Bideni u largua nga gara në korrik. Të bashkuar në dëshirën e tyre për të mundur Trumpin, partia u mblodh shpejt rreth Harrisit. Me shpejtësi mbresëlënëse ajo dha një mesazh më largpamës që emocionoi bazën.

Ndërsa republikanët e kanë lidhur atë me politikat më jopopullore të Bidenit, Harrisi i ka përdorur ndaj Trumpit sulmet e tij për moshën e Bidenit.

Sondazhet nxirrnin vazhdimisht se votuesit kishin shqetësime reale për përshtatshmërinë e Bidenit për postin. Tani gara është kthyer, dhe është Trumpi ai që po konkurron të bëhet personi më i vjetër që ka fituar ndonjëherë Shtëpinë e Bardhë.

3. Ajo ka mbrojtur të drejtat e grave

Këto janë zgjedhjet e para presidenciale që kur Gjykata e Lartë e SHBA-së përmbysi “Roe v Wade” dhe të drejtën kushtetuese për një abort.

Votuesit e shqetësuar për mbrojtjen e të drejtave të abortit mbështesin në masë të madhe Harrisin dhe në zgjedhjet e kaluara është parë që çështja mund të nxisë pjesëmarrjen dhe të ketë një ndikim real në rezultat.

Kësaj radhe, 10 shtete, duke përfshirë shtetin vendimtar, Arizona, do të kenë iniciativa votimi duke pyetur votuesit se si duhet të rregullohet aborti. Kjo mund të rrisë pjesëmarrjen në favor të Harrisit.

Natyra historike e përpjekjes së saj për t'u bërë presidentja e parë grua mund të forcojë gjithashtu epërsinë e saj të rëndësishme mes votuesve gra.

4. Votuesit e saj kanë më shumë gjasa të shfaqen

Grupet me të cilat Harrisi po del më mirë në sondazhe, të tilla si të arsimuarit në kolegj dhe të moshuarit, kanë më shumë gjasa të votojnë.

Demokratët përfundimisht performojnë më mirë me grupet me pjesëmarrje të lartë, ndërsa Trumpi ka arritur të përfitojë nga grupe relativisht të ulëta të pjesëmarrjes si: të rinjtë dhe ata pa diplomë kolegji.

Trumpi, për shembull, mban një epërsi të madhe midis atyre që ishin regjistruar, por nuk votuan në vitin 2020, sipas një sondazhi të New York Times/Siena.

Një pyetje kryesore, pra, është nëse ata do të shfaqen këtë herë.

5. Ajo ka mbledhur dhe ka shpenzuar më shumë para 

Nuk është sekret që zgjedhjet amerikane janë të shtrenjta dhe viti 2024 është rrugës për të qenë më i shtrenjti ndonjëherë.

Por kur bëhet fjalë për shpenzime, Harris është në krye. Ajo ka mbledhur më shumë fonde që kur u bë kandidate në korrik sesa Trumpi në të gjithë periudhën që nga janari 2023, sipas një analize të fundit të Financial Times, e cila gjithashtu vuri në dukje se fushata e saj ka shpenzuar pothuajse dy herë më shumë për reklama.

Kjo mund të luajë një rol në një garë të ngushtë, e cila përfundimisht do të vendoset nga votuesit në shtetet vendimtare, që aktualisht po bombardohen nga reklamat politike.