Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Der Spiegel”: BE i ofron Shqipërisë dhe Maqedonisë perspektivën e anëtarësimit

Foto: Koha / ilustrim

Sot, Komisioni Evropian do të njoftojë planet e tij për Ballkanin Perëndimor, njoftoi gazeta e njohur gjermane ”Der Spiegel”.

“Nëse gjithçka shkon mirë, Serbia dhe Mali i Zi do të anëtarësohen deri në vitin 2025”, shkruan gazeta.

“Por, në të njëjtën kohë Brukseli paralajmëron kundër shpresave të ekzagjeruara”, shton ajo.

“Shqipërisë dhe Maqedonisë do t’i ofrohet perspektiva e anëtarësimit. Parashikimi për Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën duket më i kufizuar”, thotë “Der Spiegel”, raporton Kosovapress.

Juncker: BE duhet t’u shtrijë dorën partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor

Edhe Juncker: Vendet e Ballkanit Perëndimor t’i mbyllin mosmarrëveshjet, pastaj në BE Arbëri Juncker: Vendet e Ballkanit Perëndimor t’i mbyllin mosmarrëveshjet, pastaj në BE

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker deklaroi sot se BE-ja duhet të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor për të ecur drejt anëtarësimit.

“Të gjitha këto vende janë shumë larg nga plotësimi i kushteve”, deklaroi Juncker.

“Por, ne duhet t’u shtrijmë dorën partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, ne duhet t’i ndihmojmë ato… drejt kësaj rruge të vështirë”, shtoi ai.

Juncker gjithashtu tha se vendet kandidate duhet të zgjidhin konfliktet kufitare përpara se të anëtarësohen në BE.

Unioni po merret ende me një konflikt kufitar mes vendeve të tij anëtare, Sllovenisë dhe Kroacisë.

“Nuk duhet të ndodhë sërish”, tha Juncker.

Edhe Juncker: Ballkani në BE, por pasi t’i plotësojë kushtet Arbëri Juncker: Ballkani në BE, por pasi t’i plotësojë kushtet

“Këto probleme duhet të zgjidhen përpara anëtarësimit, përndryshe nuk do të ketë më të tilla”, përfundoi ai.

Juncker paralajmëroi sot shtetet e Ballkanit se nuk mund t’i bashkohen BE-së përpara zgjidhjes së mosmarrëveshjeve kufitare dhe saktësoi se 2025 për anëtarësimin ishte një ‘tregues’.

“Nuk do të ketë zgjerim të mëtejshëm të vendeve të Ballkanit pa një zgjidhje paraprake të problemit të kufijve, përpara çdo anëtarësimi”, deklaroi Juncker përpara eurodeputetëve të mbledhur në seancë plenare në Strasburg.

BE-ja ka nisur bisedimet e anëtarësimit me Serbinë në fillim të 2014 dhe me Malin e Zi në 2012. Presidenti i Komisionit Evropian u shpreh në nëntor se besonte që këto dy shtete do të jenë anëtare të Bashkimit Evropian përpara 2025.

“Është e pavërtetë që unë apo Komisioni të jemi shprehur se deri në 2025 anëtarësimi i Serbisë dhe i Malit të Zi duhet të jetë zgjidhur. Ky është një vit tregues”, sqaroi në Strasburg Juncker.

Edhe Turi i Junckerit për inkurajim për Ballkanin Botë Turi i Junckerit për inkurajim për Ballkanin

“Unë do të doja që shtetet e Ballkanit të anëtarësohen në momentin e përmbushjes së kushteve. Nuk është ende rasti në këto momente, këto shtete janë ende larg përmbushjes së kushteve për anëtarësimin në BE.

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini do të prezantojë përpara Parlamentit Evropian sot pasdite strategjinë për zgjerimin në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor.