Një drejtues i konservatorëve dyshohet se u kap duke shikuar filma pornografik në telefonin e tij në Parlamentin e Dhomës së Ulët në Britani, shkruan The Mirror.
Deputetët u lajmëruan për incidentin nga një ministre femër që ishte ulur pranë tij.
Sipas raportimeve, konservatorët u mblodhën menjëherë për të diskutuar rreth kësaj çështje.
Burimet e Mirrorit treguan se disa deputete femra kanë ndarë rrëfime për seksizëm dhe ngacmim nga kolegët e tyre.
Shefi i konservatorëve, Chris Heaton-Harris, ka thënë se po hetohet nëse pretendimi është i vërtetë.
Artikuj të ngjashëm
-
Deputeti britanik thotë se gabimisht mund ta ketë hapur filmin pornografik në Parlament
-
Pezullohet deputeti britanik që dyshohet se shikoi filma pornografikë në Parlament
-
Deputeti britanik jep dorëheqje pasi shikoi pornografi në Parlament
-
Prokurorët belgë hetojnë korrupsionin në Parlamentin Evropian, disa të arrestuar
-
Zbulohen pajisje përgjimi në sallën e mbledhjeve të qeverisë polake