Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pezullohet deputeti britanik që dyshohet se shikoi filma pornografikë në Parlament

Deputeti që akuzohet se shikoi filma pornografikë në dhomën e ulët të Parlamentit britanik, Neil Parish, është pezulluar nga partia konservatore, shkruan Sky News të premten.

“Parish është pezulluar nga Konservatorët deri në pritje të rezultatit të hetimit. Deputeti ka raportuar se Komisioni Parlamentar për Standardet”, ka thënë një zëdhënës i kësaj partie.

Parish ka thënë se do të bashkëpunojë plotësisht për çdo hetim dhe do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij të deputetit.

Dy deputete konservatore e akuzuan Parishin gjatë një takimi të grave deputete konservatore të martën në mbrëmje.

Deputetet i thanë shefit të konservatorëve, Chris Heaton-Harris, se kishin parë deputetin duke parë pornografi në telefonin e tij në dhomën e ulët dhe në një mbledhje të komisionit.

Rreth 50 deri në 60 deputete femra konservatore thuhet se kanë qenë të pranishme në takim.