Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Deputeti britanik jep dorëheqje pasi shikoi pornografi në Parlament

Deputeti britanik Neil Parish ka thënë se do të japë dorëheqje pasi pranoi se kishte parë pornografi në dhomën e ulët të Parlamentit, shkruan Sky News.

65-vjeçari ka thënë se ndoqi materiale për të rritur dy herë në Parlament, duke pretenduar se hera e parë ishte aksidentale pasi po shikonte traktorët në internet, por se e dyta ishte "një moment çmendurie".

E partia konservatore, ku ai ishte pjesë, e falënderoi Parishin për shërbimin e tij 12-vjeçar.