Disa politikanë britanikë kanë kërkuar një ndryshim në rregullat e parlamentit të mërkurën, pasi një deputeteje iu tha se nuk mund ta sillte foshnjën e saj 3-muajshe në Dhomën e Përfaqësuesve.
Deputetja Stella Creasy ka thënë se ka pranuar një letër nga autoritetet pasi e kishte marrë djalin e saj Pipin në një debat.
Tha se në të kaluarën ajo ka marrë edhe Pipin dhe vajzën e saj më të madhe në parlament pa ndonjë problem, por i është thënë se rregullat kanë ndryshuar në shtator. Deputetët tani këshillohen se ata “nuk duhet të ulen në dhomë kur jeni në shoqërinë e fëmijës suaj”.
“Ka barriera që nënat të përfshihen në politikë, dhe mendoj se kjo e dëmton debatin tonë politik”, ka thënë ajo për BBC-në.
Deputetja e Partisë së Gjelbër, Caroline Lucas, e quajti ndalimin e foshnjave në parlament, “absurd”.
-
Britania ua ndalon përjetësisht duhanin brezave të ardhshëm
-
Mjekët: Respektojeni vendimin e prindërve për të mos ua puthur bebet
-
Paragjykimet ndaj grave që nuk duan të lindin fëmijë
-
Deputetët britanikë votojnë projektligjin që ua ndalon cigaren personave të lindur pas vitit 2009
-
Deputetja franceze tregon se si u mundua ta drogonte senatori