Agjentët polakë të sigurisë kanë zbuluar pajisje përgjimi në njërën prej sallave të mbledhjeve të qeverisë polake, ku edhe ishte paraparë të mbahej një takim të martën mes ministrave të vendit.
Autoritetet nuk kanë zbuluar se kush mund t’i kishte vendosur pajisjet në sallë.
“Shërbimi Shtetëror i Mbrojtjes, në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë së Brendshme, ka zbuluar dhe çmontuar pajisje që mund të përdoreshin për përgjim në sallën ku do të mbahet mbledhja e Këshillit të Ministrave sot në Katowice”, ka bërë të ditur zëdhënësi i shërbimeve të sigurisë, Jacek Dobrzynski, përmes rrjetit social “X”.
Ai nuk ka dhënë komente mbi origjinën e pajisjeve, por ka njoftuar se takimi do të zhvillohet siç ishte planifikuar, raporton Reuters.
Të hënën, qeveria polake bëri të ditur se po hetonte një gjykatës polak, i cili dyshohet për spiunazh, pasi kishte qasje në informacione konfidenciale dhe kërkoi azil politik në Bjellorusi.
-
Autoritetet gjermane: Armatimi i fshehur afër Berlinit ishte destinuar për sulme
-
Shpërthim i fuqishëm në Poloni teksa Rusia kryen sulme ndaj Ukrainës
-
Zbulim tronditës në Poloni, gjenden mbetje njerëzore të mbi 30 personave në një pronë private
-
Dy ukrainas qëndrojnë pas shpërthimit të linjës hekurudhore në Poloni, thotë Tusk
-
Tusk: Shpërthimi në shinën hekurudhore në Poloni është akt sabotimi