Botë

Demokratët publikojnë foto të Epsteinit me Trumpin e Bill Clintonin

Trump Epstein

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë publikuar të premten disa foto që kanë marrë nga prona e autorit të dënuar për krime seksuale Jeffrey Epstein, duke përfshirë foto të presidentit amerikan Donald Trump, ish-presidentit Bill Clinton dhe ish-princit Andrew.

19 fotot e publikuara nga ligjvënësit demokratë në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve ishin një pjesë e vogël e mbi 95 mijë fotove që morën nga prona e Epsteinit, i cili vdiq në një qeli burgu në New York në vitin 2019.

Dokumentet përfshinin një foto të Trumpit së bashku me gjashtë gra, fytyrat e të cilave ishin të fshehura.

Komisioni ka thënë  se fytyrat e tyre ishin fshehur për të ruajtur identitetin e viktimave të Epsteinit.

Komisioni po ashtu publikoi një foto të Clintonit duke pozuar së bashku me Epsteinin dhe të bashkëpunëtores së tij, Ghislaine Maxwell.

Demokratët thanë se në ditët në vijim do të publikojnë edhe dhjetëra mijëra foto të tjera, të cilat përfshijnë, foto të burrave të pasur dhe të fuqishëm që kaluan kohë me Epsteinin si dhe fotografi të grave dhe pronave të Epsteinit.