Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur lëshimin e mijëra dokumenteve të shumëpritura të Jeffrey Epsteinit, abuzuesit seksual të fëmijëve, që kishte lidhje të fuqishme me politikanë, akademikë e biznesmenë të rangut të lartë.
Lëshimi i dokumenteve vjen pas tensioneve të shumta politike në SHBA.
Ndër fotografitë e sapolansuara përfshihen ato të ish-presidentit Bill Clinton duke notuar në një pishinë. Fotografitë s’mbajnë datë dhe detaje se ku janë shkrepur.

Aty përfshihen edhe yje si Mick Jagger e Michael Jackson.


Epstein ishte abuzues seksual i fëmijëve. Më 2005 ndaj tij nisën hetimet pas akuzave nga një prind se si mësimdhënës kishte abuzuar seksualisht me një vajzë 14-vjeçare. Fillimisht u dënua më 2008 e më pas u lirua pas 13 muajsh. Më 2019 u arrestua sërish. Gjatë gjykimit, u gjet i vdekur në qeli më 10 gusht 2019.