Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Delegacionet ruse e kineze në vizitë zyrtare në Kore të Veriut, që pas izolimit nga pandemia

Një delegacion i shtetit rus, i kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka mbërritur të mërkurën për vizitë zyrtare në Kore të Veriut. Vizita është ndërmarrë me qëllim të pjesëmarrjes në festimet që janë shënuar në Fenian për 70-vjetorin e përfundimit të Luftës Koreane, e që rëndom zhvillohen me ndeshjen e fishekzjarrëve.

Kjo është një prej vizitave të para në Korenë e Veriut, shtet ky i izoluar që i mbylli kufijtë në përpjekje për të mos e lejuar depërtimin e COVID-19. Por nuk dihet nëse veprimi e sinjalizon ndryshimin e politikës kufitare të Fenianit zyrtar. Koreja Veriore pati mbyllur kufijtë për të gjitha shkëmbimet tregtare e diplomatike në fillim të vitit 2020, duke përfshirë edhe ato me vendet partnere si Rusia dhe Kina. Gjatë izolimit vendi pati ndërprerë edhe importin e mallrave ushqimore dhe të ilaçe midis vendeve.

Kjo ka thelluar mungesën e ushqimeve për qytetarët e shtetit të ballafaquar me sanksione të ashpra ndërkombëtare, të vendosura shkaku i programit të tij bërthamor. Delegacioni kinez që u bë pjesë e vizitës udhëhiqet nga Li Hongzhong, i cili është pjesë e komitetit qendror të politikëbërjes së Partisë Komuniste Kineze. Kina dhe Rusia janë aleate të kahershme të Koresë së Veriut.