Ministri rus i Mbrojtjes ka shoqëruar liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në një ekspozitë ku janë shfaqur raketa balistike të ndaluara të Veriut, teksa u zotuan se do t’i forcojnë lidhjet.
Ministri Sergei Shoigu me një delegacion kinez shkuan në Korenë e Veriut këtë javë për 70 vjetorin e përfundimit të Luftës Koreane që atje festohet si “Dita e Fitores”.
Raketat me kapacitet bërthamor janë të ndaluar sipas rezolutës së Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara të adoptuar me mbështetjen ruse dhe kineze, por këtë javë ato ofruan të kundërtën, raportoi Reuters.
Shoigu shënon vizitën e parë të një ministri rus të Mbrojtjes në Kore të Veriut që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.
Për Korenë e Veriut, vizita e delegacioneve ruse dhe kineze shënon hapjen e parë të madhe para botës që nga pandemia COVID-19.
Edhe
Delegacionet ruse e kineze në vizitë zyrtare në Kore të Veriut, që pas izolimit nga pandemia
Sipas mediave koreane, Shoigu i ka dorëzuar Kimit një letër nga presidenti rus.
Kim falënderoi Putinin që i ka dërguar delegacionin ushtarak të drejtuar nga Shoigu, duke thënë se vizita ka thelluar marrëdhëniet “strategjike dhe tradicionale” mes Koresë së Veriut dhe Rusisë.