Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia e Kina shkojnë për vizitë në Korenë e izoluar

Një delegacion rus i kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka mbërritur në Korenë e Veriut, ku do t'i bashkohet një delegacion kinez më vonë të mërkurën, shkruan BBC.

Ata do të marrin pjesë në festimet e Phenianit të 70-vjetorit të përfundimit të Luftës Koreane, të shënuar zakonisht nga parada masive ushtarake.

Vizitat janë të parat në Korenë e Veriut që kur mbylli kufijtë në përpjekje për të mos lejuar “hyrjen” e COVID-19.

Është e paqartë nëse kjo sinjalizon ndryshim në politikat kufitare të Phenianit.

Koreja e Veriut e izoluar e kishte mbyllur veten nga të gjitha marrëdhëniet tregtare dhe diplomatike në fillim të vitit 2020, madje edhe me Rusinë dhe Kinën, partnerët e saj kryesorë ekonomikë dhe politikë.

Ata ndërprenë importin e mallrave thelbësore si ushqime dhe ilaçe.

Koreja e Veriut është përballur me mungesa ushqimore, të cilat janë përkeqësuar nga mbyllja e kufijve të saj dhe sanksionet e rrepta ndërkombëtare që janë vendosur për shkak të programit të saj bërthamor.

Disa analistë thonë se përfshirja e të dërguarve kinezë dhe rusë në paradën e “Ditës së Fitores” të këtij viti, lë të kuptohet për lehtësim të mundshëm të kufizimeve anti-COVID.

Delegacioni kinez do të udhëhiqet nga Li Hongzhong, i cili është pjesë e komitetit qendror të politikëbërjes së Partisë Komuniste Kineze.

Kina dhe Rusia janë të dyja aleatë të gjatë të Koresë së Veriut.

Artikuj të ngjashëm