Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dekretohet kryeministri i ri i Çekisë në mënyrë të pazakontë

Petr Fiala

Petr Fiala është dekretuar si kryeministër i ri i Çekisë të dielën, pas zgjedhjeve të tetorit, duke e trashëguar në këtë post miliarderin Andrej Babis.

Presidenti i Çekisë, Milos Zeman, e ka dekretuar Fialan në një mënyrë të pazakontë. Zeman, që është në karrocë të invalidëve dhe i infektuar me COVID-19, ka mbajtur ceremoninë në rezidencën e tij në Pragë, duke u futur vet në një kabinë nga plastika.

“Jam i bindur se së shpejti do të kemi një qeveri më të fortë e stabile”, ka thënë Fiala, në ceremoni që është transmetuar direkt, raporton Euronews.