Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidenti i Çekisë shtrihet përsëri në spital, rezulton pozitiv me koronavirus

Presidenti i Çekisë, Milos Zeman, ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe është rikthyer në spital. Ai tash e disa javë ishte i shtrirë duke marrë trajtim për një problem të mëlçisë, derisa thuhet se nuk ka shfaqur simptoma për COVID-19.

77-vjeçari sot do ta emëronte kryeministër të ri të vendit Petr Fiala.

Zeman u shtrua për herë të parë në spital në muajin tetor, një ditë pas zgjedhjeve që çuan në humbjen e qeverisë së drejtuar nga Andrej Babis.

Që nga fillimi i pandemisë, Republika Çeke ka regjistruar mbi dy milionë raste pozitive dhe 32.523 të vdekur nga koronavirusi.