Presidenti i Çekisë, Milos Zeman, është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Pragës të dielën, ka bërë të ditur një zëdhënës i këtij spitali.
Nuk janë dhënë detaje për arsyen e saktë të hospitalizimit të Zemanit, mirëpo spitali ku ai po trajtohet ka bërë të ditur se do të dalë me një deklaratë për media shumë shpejt.
Ndërkohë, ditë më parë, zyra presidenciale ka bërë të ditur se Zeman, 77 vjeç, ka qenë i sëmurë dhe ka kaluar tetë ditë duke u trajtuar në spital, muajin e kaluar.
Artikuj të ngjashëm
-
Presidenti i Çekisë shtrihet përsëri në spital, rezulton pozitiv me koronavirus
-
Presidenti çek i sëmurë, policia ndalon vizitat në spital
-
Mediat raportojnë se Lukashenko është dërguar në spital në gjendje të rëndë
-
Dekretohet kryeministri i ri i Çekisë në mënyrë të pazakontë
-
Presidenti çek me COVID-19 merr pjesë në betimin e kryeministrit