Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka bërë deklaratë shokuese në biseda private sa ishte në Shtëpinë e Bardhë, ka zbuluar një raport i “The Atlantic”. Sipas tyre, kandidati republikan pati thënë se ka nevojë që gjeneralët amerikanë të ishin pak më shumë si ata të epokës së liderit nazist Adolf Hitler.
Sipas raportit, Trumpi përmendi liderin nazist gjatë bisedës private gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Më duhen gjeneralë siç kishte Hitleri. Njerëz që ishin plotësisht besnikë ndaj tij. Njerëz që ndjekin urdhrat”, pati thënë Trump.
Këto fjalë, sipas “The Atlantic”, janë konfirmuar edhe nga ish-shefi i kabinetit të Trumpit, John Kelly.
Por raporti u mohua nga zëdhënësi i fushatës së Trumpit, Alex Pfeiffer.
“Është gënjeshtër absolute. Presidenti Trump nuk e ka thënë kurrë këtë”, ka thënë ekipi i Trumpit.