Gjatë fushatës së tij të zgjedhjeve, Donald Trump është zotuar ta spastrojë ushtrinë amerikane nga të ashtuquajturit gjeneralë “të vetëdijshëm”. Tani që ai është president i zgjedhur, pyetja në korridoret e Pentagonit është nëse ai do të vepronte siç ka premtuar, raporton Reuters.
Trumpi pritet të ketë një pikëpamje të errët ndaj liderëve të tij ushtarakë në mandatin e dytë, pasi është përballur me rezistencën e Pentagonit ndaj gjithçkaje, që nga skepticizmi i tij për NATO-n e deri te gatishmëria e tij për të dërguar trupa që t’i shuajnë protestat në rrugët e Shteteve të Bashkuara.
Ish-gjeneralët dhe sekretariatet e mbrojtjes amerikane e Trumpit janë në mesin e kritikëve më të rreptë, disa duke e quajtur fashistë dhe të papërshtatshëm për detyrën e presidentit. I nevrikosur, Trumpi ka sugjeruar se ish-kryetari i Shtabit të Përbashkët, Mark Milley, mund të ekzekutohej për tradhti.
Zyrtarët aktualë dhe të kaluar amerikanë thonë se Trumpi do t’i japë përparësi besnikërisë në mandatin e dytë dhe do të çrrënjosë oficerët ushtarakë dhe nëpunësit civilë të karrierës, të cilët ai i percepton si të pabesë.
“Ai sinqerisht do ta shkatërrojë Departamentin e Mbrojtjes. Do të shkojë dhe do t’i shkarkojë gjeneralët që ndjekin Kushtetutën”, ka thënë Jack Reed, demokrat që udhëheq Komitetin i Senatit për Shërbimet e Armatosura.
Çështjet e luftës kulturore mund të jenë një shkas i nxitjes. Trumpi është pyetur nga Fox News në qershor nëse ai do t’i shkarkonte gjeneralët e përshkruar si “të vetëdijshëm”, term për ata që fokusohen në drejtësinë racore dhe sociale, por që përdoret nga konservatorët për t’i përçmuar politikat progresive.
“Do t’i pushoja nga puna. Nuk mund të kesh një ushtri të vetëdijshme”, ka thënë Trumpi.
Disa zyrtarë aktualë dhe të kaluar frikësohen se ekipi i Trumpit mund ta shënjestrojë kryetarin aktual të Shefave të Shtabit të Përbashkët, gjeneralin e Forcave Ajrore, C.Q. Brown, ish-pilot luftarak dhe komandant ushtarak i respektuar gjerësisht, i cili i largohet politikës.
Gjenerali i lartë, i cili është afro-amerikan, ka publikuar një video-mesazh rreth diskriminimit në ditët pas vrasjes së George Floydit në maj të 2020-s nga një oficer policie në Minneapolis dhe ka qenë në favor të diversitetit në ushtrinë amerikane.
“Kryetari, së bashku me të gjithë pjesëtarët e shërbimit në forcat tona të armatosura, mbeten të fokusuar në sigurinë dhe mbrojtjen e kombit tonë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë, duke u siguruar të ketë tranzicion të qetë në administratën e re të presidentit të zgjedhur, Trump”, ka thënë zëdhënësi i Brownit, kapiteni i marinës, Jereal Dorsey.
Zëvendëspresidenti
“Nëse njerëzit në qeverinë tuaj nuk ju binden, ju duhet t’i hiqni qafe dhe t’i zëvendësoni me njerëz që i përgjigjen asaj që presidenti po përpiqet të bëjë”, ka thënë Vance, në një intervistë me Tucker Carlson para zgjedhjeve.
Gjatë fushatës, Trumpi është zotuar ta rikthejë emrin e një gjenerali të Konfederatës në një bazë të madhe ushtarake amerikane, duke anuluar një ndryshim të bërë pas vrasjes së Floydit.
Mesazhet më të forta kundër vetëdijes nga Trumpi gjatë fushatës, i kanë synuar trupat transgjinore.
Trumpi i ka ndaluar më parë anëtarët e shërbimit transgjinorë dhe ka postuar një reklamë fushate, në X duke i portretizuar ata si të dobët, me betimin se “NE NUK DO TË KEMI USHTRI TË ZGJUAR!”
Ekipi i tranzicionit të Trumpit nuk u është përgjigjur kërkesave për koment.
“Urdhrat e ligjshme”
Trumpi ka sugjeruar se ushtria amerikane mund të luajë rol të rëndësishëm në shumë nga prioritetet e tij politike, nga punësimi i Gardës Kombëtare dhe ndoshta trupave të detyrë për të ndihmuar në kryerjen e dëbimeve masive të imigrantëve pa dokumente, e deri te dërgimi i tyre për t’i adresuar trazirat e brendshme.
Propozimet e tilla alarmojnë ekspertët ushtarakë, që thonë se dërgimi i ushtrisë në rrugët amerikane, jo vetëm që i shkel ligjet, por gjithashtu kthen shumicën e popullsisë amerikane kundër forcave të armatosura amerikane.
Në një mesazh për forcat pas fitores së Trumpit, Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka vënë në dukje rezultatet e zgjedhjeve dhe ka theksuar se ushtria do t'u bindet “të gjitha urdhrave të ligjshme” të liderëve të vet civilë.
Por, disa ekspertë paralajmërojnë se Trumpi ka liri të gjerë për ta interpretuar ligjin dhe trupat amerikane nuk mund t’i binden urdhrave ligjorë, të cilat i konsiderojnë si moralisht të gabuara.
Të shkarkohen gradat civile?
Nëpunësit civilë të karrierës në Pentagon mund t’i nënshtrohen testeve të besnikërisë, thonë zyrtarët aktualë dhe ish-zyrtarët. Aleatët e Trumpit e kanë pranuar publikisht përdorimin e urdhrave ekzekutivë dhe ndryshimet e rregullave për të zëvendësuar mijëra nëpunës civilë me aleatë konservatorë.
Një zyrtar i lartë i mbrojtjes, duke folur në kushte anonime, ka thënë se janë rritur shqetësimet në Pentagon, që Trumpi mund ta spastrojë departamentin nga nëpunësit civilë të karrierës.
“Jam thellësisht i shqetësuar për gradat e tyre”, ka thënë zyrtari, duke shtuar se disa kolegë kishin shprehur shqetësimin për të ardhmen e punës së tyre.
Nëpunësit civilë të karrierës janë në mesin e afro 950 mijë punonjësve pa uniformë që punojnë në ushtrinë amerikane dhe në shumë raste kanë vite përvojë të specializuar.
Trump është zotuar gjatë fushatës se do t’i jepte vetes fuqinë për ta shtypur fuqinë punëtore federale në qeveri.