Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dëgjohen shpërthime në Bandar Abbas të Iranit

bandar abbas

Foto: Ilustrim

Foto: Associated Press

Tri shpërthime janë dëgjuar në qytetin portual të Iranit, Bandar Abbas, transmeton “CNN”. 

Nuk janë bërë të ditura ende shkaqet e shpërthimeve. 

Në një deklaratë të shkurtër nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit, për mediumet lokale, është thënë se do të njoftohen më vonë për shkaqet e shpërthimeve. 

Agjencia iraniane “Fars”, duke cituar dëshmitarë, tha se janë dëgjuar tinguj shpërthimesh, por tha se vendndodhja e burimi i saktë nuk është i qartë. 

Po ashtu janë dëgjuar shpërthime edhe në Sirisk dhe Jask.

Edhe Irani sulmon bazën amerikane në Jordani dhe anijet pranë Hormuzit Botë Irani sulmon bazën amerikane në Jordani dhe anijet pranë Hormuzit

Më herët forcat e armatosura të Iranit raportuan për shkatërrimin e një droni armiqësor në zonën e Gjirit Persik. 

Bandar Abbas në jug të Iranit, është vend i një baze kyçe detare dhe ajrore iraniane, ndërsa është vend strategjik përgjatë Ngushticës së Hormuzit.