Që nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19, shumë çifte përreth botës janë shtrënguar që të zbulojnë në rast se distanca përnjëmend e shtyn zemrën të rrahë më fort.
Përpjekjet e qeverive për ta ngadalësuar përhapjen e koronavirusit kanë ndarë një numër të madh të dashuruarish dhe i kanë zhytur në paqartësi se kur sërish do të jenë në gjendje që të bashkohen.
Mbyllja e kufijve në vendet, ku udhëtimi dikur ishte i kapërcyeshëm pa kufizime, si në zonën Schengen të Evropës, ka rezultuar po ashtu me shtrëngimin e çifteve që të kapërcejnë në fazën e lidhjes nga distanca, ani pse me zemër shumë afër njëri-tjetrit, shkruan KOHA.
Kufiri i dashurisë
Njëri prej çifteve që po kapërcejnë nën një fazë të panjohur të marrëdhënies së tyre është Andrea Rohde dhe partneri i saj prej më se një dekade, Markus Braseel. Rhode vjen nga qyteti Konstanz i Gjermanisë Lindore, derisa Brassel jeton vetëm pak kilometra më larg, në fshatin zviceran, Tägerwilen.
Edhe
Shteti që ende i ka të mbyllur kufijtë nga COVID-19
Krejt çfarë i ndan është një distancë që nuk do hiç më shumë se 10 minuta vozitje me veturë, por qëkur kufiri midis Gjermanisë dhe Zvicrës u mbyll më 16 mars, ky udhëtim i shkurtër u bë i pamundur.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.
-
Mosbesimi ndaj qeverisë së Gjermanisë dhe reformave të saj
-
Radhë deri në pesë orë në aeroporte, BE-së i kërkohet pezullimi i kontrolleve të reja biometrike
-
Gjermania goditet nga temperatura rekord, ndërsa vala e të nxehtit lëviz drejt lindjes
-
Nga abuzimi te shpresa: lufta e grave kundër martesave të detyruara në Kinë