Botë

Danimarka është e parëndësishme, thotë sekretari amerikan i Thesarit

Scott Bessent

Foto: Associated Press

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, ka thënë të mërkurën se Danimarka "është e parëndësishme", teksa ka minimizuar investimet e vendit në SHBA.

"Investimi i Danimarkës në obligacionet e thesarit të SHBA-së, si vetë Danimarka, është i parëndësishëm", u ka thënë Bessent gazetarëve në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, kur u pyet se sa i shqetësuar është për "investitorët institucionalë në Evropë që mund të tërhiqen nga Thesari, si nga fondi i pensioneve dhe Danimarka, apo gjetkë".

"Janë më pak se 100 milionë dollarë. Ata kanë shitur obligacione thesari, e kanë bërë këtë për vite me radhë", ka shtuar Bessent, duke thënë se nuk është aspak i shqetësuar 

Bessent po i referohej AkademikerPension, operatorit danez të pensioneve, i cili tha këtë javë se do të hidhte në shitje 100 milionë dollarë të zotërimeve të tij të Thesarit të SHBA-së për shkak të "financave të dobëta qeveritare".

100 milionë dollarët përbëjnë një pjesë të vogël të tregut të Thesarit të SHBA-së prej 30.8 trilionë dollarësh, por vetë Danimarka mban më pak se 10 miliardë dollarë obligacione amerikane.

Bashkimi Evropian zotëron kolektivisht 8 trilionë dollarë nga thesaret e Amerikës, duke e bërë atë financuesin më të madh të borxhit të SHBA-së.