Danimarka dhe Suedia kanë thënë se aeroplanët spiunë rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të tyre, raporton BBC.
Të dy shtetet skandinave kanë ftuar ambasadorët rusë në lidhje me incidentin.
Komanda e Mbrojtjes së Danimarkës ka njoftuar për agjencinë AFP se një aeroplan spiun rus është futur na hapësirën ajrore daneze për pak çaste dhe aeroplanët F-16 të Danimarkës kanë intervenuar menjëherë. Danimarka ka shtuar se incidente të tilla janë të rralla.
Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Jeppe Kofod, ka thënë se shkelja është totalisht e papranueshme e veçanërisht shqetësuese që po ndodh në momentet aktuale.
Derisa Danimarka është anëtare e NATO-s, Suedia është duke debatuar nëse duhet t’i bashkohet aleancës.
Nga Ministria e Mbrojtjes së Suedisë është thënë se nuk ka dëshmi nëse incidenti i sotëm, ku për pak çaste aeroplanët rusë janë futur në hapësirën ajrore të Suedisë, ka të bëjë me debatin që po zhvillohet për anëtarësimin e mundshëm të Suedisë në NATO.
-
Një avion rus ka shkelur hapësirën ajrore të Suedisë, thotë ushtria
-
Danimarka akuzon Rusinë për shkelje të hapësirës ajrore
-
Hapësira ajrore suedeze u shkel nga avionë rusë që bartnin armë bërthamore
-
Katër avionë luftarakë rusë shkelin hapësirën ajrore të Suedisë
-
Estonia thotë se një avion rus shkeli hapësirën e saj ajrore