Ambasadori rus në Danimarkë, Vladimir Barbin, është ftuar për t'u sqaruar me Ministrinë e Punëve të Jashtme pasi një avion spiun rus shkeli hapësirën ajrore daneze.
Shkelja thuhet se u krye të premten (29 prill), nga një aeroplan AN-30, që po fluturonte në lindje të Bornholmit, para se të nisej drejt territorit suedez, raportoi mediumi danez "Thelocal" të dielën.
“Është krejtësisht e papranueshme dhe jashtëzakonisht shqetësuese për situatën aktuale”, shkroi në Twitter ministri i jashtëm i Danimarkës, Jeppe Kofod.
Ky nuk është rasti i parë. Pas vendosjes së sanksioneve nga vendet perëndimore, Rusia i ka kryer edhe disa shkelje të hapësirës ajrore në vende të ndryshme.
Pas pushtimit rus në Ukrainë që nisi më 24 shkurt, Moska ka kërcënuar me hakmarrje ndaj çdo vendi që merr pjesë në luftime. Avionët luftarake danezë thuhet se patrullojnë çdo ditë në qiell, mbi ishullin Bornholm të Detit Baltik.
-
Danimarka e Suedia e akuzojnë Rusinë për shkelje të hapësirës ajrore
-
Estonia thotë se një avion rus shkeli hapësirën e saj ajrore
-
Macron: BE-ja është në përballje me Rusinë
-
Franca, Gjermania dhe Suedia forcojnë mbrojtjen e Danimarkës para samitit evropian
-
Danimarka vëren dronë mbi bazat e saj ushtarake për të dytën ditë radhazi