Një britanik që luftoi përkrah ukrainasve është kapur dhe rrahur nga forcat pro-ruse, thotë familja e tij, raportoi të premten The Guardian.
Aiden Aslin, i cili është nga Neëark dhe ka luftuar në qytetin e rrethuar të Mariupolit, u detyrua të dorëzohej me shokët e tij në fillim të kësaj jave pasi atyre iu mbaruan ushqimi dhe municioni.
Një imazh që supozohej të tregonte Aslinin e rrahur, të mavijosur dhe të prangosur, u postua në një llogari në Twitter që i përkiste atij të enjten pasdite, shoqëruar me një mesazh që thoshte: "Duket sikur e kanë kapur Aidenin". Imazhet në televizionin rus u shfaqën gjithashtu për të treguar Aslin me një prerje në ballë duke u lëvizur me prangat në duar.
Nëna e tij, Ang Wood, tha për Daily Telegraph se besonte se imazhet ishin të djalit të saj për shkak të një tatuazhi në krahun e tij që thoshte "Happy Days" dhe i bëri thirrje qeverisë ruse që ta trajtonte djalin e saj si rob lufte në përputhje me rregullat ndërkombëtare.
“Tashmë duket se ai është rrahur. Tani është koha që qeveria britanike të përfshihet dhe të ndihmojë në sigurimin e lirimit të Aidenit”, tha ajo.
Edhe
Britaniku mbeti pa ushqim, u detyrua t’u dorëzohej rusëve
Aslin ka të fejuarën ukrainase dhe tani ka dy shtetësi, pasi u transferua në Ukrainë në vitin 2018.
Just got this, it looks as if they have gotten ahold of Aiden. Fucking pukes have worked him over too by the looks of it. We're going to keep in the public eye every day until he's exchanged. pic.twitter.com/zI6IrClb0F
— COSSACKGUNDI (@cossackgundi) April 14, 2022