Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

I riu rus me lëndime të rënda rrëfen si e detyruan të luftonte

Mediumet ukrainase raportuan se një i ri rus, u kap nga trupat ukrainase së fundmi.

Ai ishte i plagosur rëndë në pjesën e syve, ndërsa para kamerës dha informacione në gjuhen ruse se çka i ka ndodhur, shkroi “Ukraine Reporter” në Twitter të martën.

I riu raportohet se është pjesës së Flotës Baltike dhe i ishte dhënë vetëm një javë kohë për t'u përgatitur për luftime.

Pos në fytyrë, i riu që nuk u identifikua, ka fasha edhe në të dyja duart.

Autoritetet ukrainase kanë deklaruar së fundmi se kanë zënë aq shumë ushtarë rusë, saqë nuk po kanë hapësirë fizike ku t’i mbajnë.

 

Artikuj të ngjashëm