Këshilltari i Kremlinit për Politikë të Jashtme dhe ish-ambasadori rus në SHBA, Yuri Ushakov, ka informuar se dy presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai amerikan, Donald Trump do të kenë “një takim kokë më kokë” me përkthyes, por gjithasht do të zhvillojnë “një takim më të gjerë” me delegacionet dhe një mëngjes pune.
Ushakov ka thënë të enjten se Ukraina do të jetë "tema qendrore" e bisedës, por dyshja do të diskutojë gjithashtu bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik, raporton The Guardian.
Delegacioni rus do të përfshijë ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov, ministrin e Mbrojtjes Andrey Belousov, ministrin e Financave Anton Siluanov, kreun e fondit sovran rus, Kirill Dmitriev dhe Ushakov, ka thënë ai.
Takimi do të fillojë në orën 11:30 sipas kohës lokale dhe kohëzgjatja e bisedimeve do të varet nga se si do të shkojë diskutimi.
Të dy udhëheqësit pritet gjithashtu të japin një konferencë të përbashkët për shtyp në fund të samitit, sipas tij.
Ai ka thënë se ky do të jetë një moment shumë i madh.