Çmimi i arit ka shënuar rekord historik, duke kaluar për herë të parë vlerën 124 mijë dollarë për kilogram.
Rritja e madhe vjen në një periudhë të pasigurisë së madhe ekonomike, ndërsa shumë investitorë po kërkojnë “vend të sigurt” për kursimet e tyre për shkak të mbylljes së qeverisë amerikane dhe luftërave tregtare të presidentit amerikan Donald Trump, shkruan AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë martën në mëngjes, kontratat e arit në bursën e New Yorkut u rritën ndjeshëm, duke shënuar çmimin më të lartë të regjistruar ndonjëherë. Bursa për arin ishte mbyllur me vlerë rreth 127 mijë dollarë për kilogram.
Sipas të dhënave, çmimi i arit është rritur rreth 50 për qind që nga fillimi i vitit 2025, kur tregtohej me rreth 85,800 dollarë për kilogram.
Edhe metalet e tjera të çmuara kanë ndjekur të njëjtin trend – argjendi është rritur me rreth 60 për qind, duke u tregtuar afër 1,545 dollarëve për kilogram.
Ekspertët thonë se pasiguria ekonomike është arsyeja kryesore e kësaj rritjeje. Tarifat e reja të Trumpit ndaj importeve kanë rritur çmimet e mallrave, dobësuar tregun e punës dhe shtuar frikën për inflacion. Situata është përkeqësuar edhe më tej nga bllokimi i qeverisë amerikane, që ka lënë pa paga mijëra punonjës federalë dhe ka pezulluar publikimin e të dhënave ekonomike.
Sipas analistëve, për sa kohë do të vazhdojë pasiguria ekonomike dhe politike, ari do të mbetet një prej investimeve më të kërkuara në botë.